18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kelmendi: Sulmi i 24 shtatorit e ka vënë Serbinë në pozitë shumë të rëndë

- Advertisement -

Ish-deputeti, Muhamet Kelmendi, thotë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, e ka vënë Serbinë në një pozitë jashtëzakonisht të rëndë.

Madje sipas tij, Qeveria e Beogradit është ajo që e ka organizuar sulmin terrorist në veri.

“Rasti që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë, është një rast që shtetin kriminal serb e ka vërë në një pozitë jashtëzakonisht të rëndë. Veprimet e tyre janë drejtpërdrejt të organizuara nga Qeveria e Beogradit dhe nga krimineli i luftës, Aleksandar Vuçiq. Presioni ndërkombëtar e ka bërë Serbinë të reflektojë. Asnjë organizim dhe veprim nuk kryhet pa njohjen, organizimin, përgatitjen dhe armatosjen e shtetit serb”, deklaroi Kelmendi në emisionin “Infonata” në Tëvë1.

Kujtojmë se në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit