Bajqinvoci i reagon PDK-së për replikat ndaj ambasadorit britanik: Gjuha e papërgjegjshme ndaj ShBA dhe Britanisë e rrezikshme

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar si të “dëmshme dhe të rrezikshme” gjuhën e PDK-së dhe deputetëve të saj, ndaj ambasadorit britanik në Kosovë.

Sipas PDK-së, deklarata e Ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves se aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës ka të bëjë me “krime individuale”, “është një reduktim i papranueshëm diplomatik i një vendimi me pasoja të gjera historike e politike për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”.

Ndërsa, Bajqinovci i LV-së thotë se “Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë”.

Reagimi i plotë i tij:

Gjuha e papërgjegjshme e zyrtarëve të lartë të PDK-se ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është e rrezikshme dhe e dëmshme.

Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë. Kritikat mund të bëhen, por gjuha që dëmton raportet me partnerët tanë duhet të shmanget.

Të ngjashme

Të fundit