Afaristi Ramiz Kelmendi, e ka komentuar një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se çdo vit ka pasë rritje ekonomike prej 6 për qind.
Kelmendi, mes tjerash, i ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, vlerëson se rritjen ekonomike nuk e bën qeveria por sipas tij, biznesmenët.
“Rritjen ekonomike nuk e bën qeveria por rritjen ekonomike e bën biznesmenët”.
“Rritja ekonomike jonë bazohet në konsum në rritje të çmimeve, te na është rritja e çmimeve, jemi të varur nga krejt bota, nuk jemi bota e tërë, është absurd që një njeri në shtëpinë e tij mund t’i kryejë të gjitha punët. Kosova është e tillë ka nevojë për import, falë kemi remitanca që mundemi me përballu”, tha Kelmendi.
“Por që ka nevojë rritja e importit. përpunimi dhe rritja e eksportit dhe atë në formë na rriten të hyrat e tjera. Rritja ekonomike 6 për qind është e vogël. Është e mirë për ta thënë politikisht, por që kur t’ia thuash sa e ki pagën për kokë banori, përsëri je i varfër, rritja ekonomike duhet me qenë dyshifrore”, shtoi ai.