Jeton Kelmendi nga LDK duke komentuar zhvillimet e fundit në këtë subjekt, ku kreu i saj Lumir Abdixhiku tashmë e ka thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm, ka theksuar se LDK duhet me pasë një lidership të ri ngase i bën mirë edhe demokracisë.
Ai këto komente i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
Sipas Kelmendit, nëse Lumir Abdixhiku e do LDK-në, ai duhet me hap rrugë.
“Nëse Lumir Abdixhiku nuk ia ka dhënë besën Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit, se thjesht do t’i çojë politikat e Vetëvendosjes në LDK, ai duhet t’i thërrasë arsyes dhe duhet të tërhiqet”, tha mes tjerash Kelmendi.






