8.1 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Kelmendi: Jack Smith i shërben politikës dhe jo drejtësisë, Trump dhe Thaçi u akuzuan nga i njëjti prokuror amerikan

- Advertisement -

Prokurori special Jack Smith njoftoi se do të heqë dorë nga ndjekja penale e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për sulmin në Capitol Hill të 6 janarit 2021, duke kërkuar që çështja të pushohet në një dokument të paraqitur nga gjyqtari.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar gazetari Adriatik Kelmendi, ku prokurorin Jack Smith e cilësoi si prokuror politik.

“Jack Smith i shërben politikës dhe jo drejtësisë”, shkroi në llogarinë e tij në X gazetari Adriatik Kelmendi, përcjell Demokracia.com.

Kelmendi ka thënë se po i njëjti prokuror, Jack Smith, i ndoqi penalisht presidentin Trump dhe presidentin Thaçi.

“Ish-presidenti i #Kosovës 🇽🇰, Hashim Thaçi dhe presidenti i rizgjedhur i SHBA-ve 🇺🇸, Donald Trump, të dy janë paditur nga i njëjti prokuror amerikan ⚖️, Jack Smith. Megjithatë, sot Smith, duke vepruar si Këshilltar Special i Departamentit të Drejtësisë, i ka kërkuar një gjyqtari të shkarkojë✖️ katër akuza për krime kundër Trump në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020 – duke shënuar një kërkesë zyrtare për t’i dhënë fund ndjekjes historike përpara se Trump të rimarrë detyrën. Çfarë na thotë kjo? Kur ndryshon klima politike, a ndryshon edhe Jack Smith? A duhet të hiqet çështja edhe ndaj Thaçit dhe të tjerëve?”, shkruan Kelmendi në X.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit