Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

- Advertisement -

Gazetari dhe autori i emisionit ‘Rubikon’ në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm në Skenderaj, duke u shprehur se dhuna është e papranueshme dhe duhet të dënohet.

Megjithatë, sipas tij, Kurti është politikani më i dhunshëm i pasluftës dhe është i fundit, që të flas për dhunë, transmeton Klankosova.tv

“Dhuna është e papranueshme.

Të gjithë duhet ta dënojnë dhunën.

Mirëpo, Albin Kurti është politikani i fundit të cilit i takon të flasë për dhunën.

Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës.

Ka përdorur dhunë fizike dhe verbale, pa kursim, ndaj kolegëve politikanë, policëve, qytetarëve.

Ky është fakt!”.

Të ngjashme

Të fundit