Kejvina ka ndarë me ndjekësit një video nga palestra, ku ka treguar se ka një synim për të humbur 10 kilogramë.
Ajo ka shkruar me humor se prej një viti dëshiron të arrijë këtë qëllim, por shpesh e ka të vështirë të qëndrojë e fokusuar.
“Kam një vit që dua t’i humbas 10 kg, po problemi është se jam një Binjak komplet i shpërqendruar. Një ditë jam super e motivuar, ditën tjetër harroj që kam një qëllim”, ka shkruar ajo.
Në videon e publikuar, Kejvina shihet në palestër, duke lënë të kuptohet se ka nisur t’i kushtojë më shumë vëmendje aktivitetit fizik në përpjekje për të arritur objektivin e saj.






