28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kejvina Kthella surprizoi çiftin për pritjen e ëmbël, Luizi ka një mesazh publik!

- Advertisement -

Kejvina Kthella dhe çifti Kiara-Luiz kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre. Para disa ditësh, modelja u dërgoi atyre një mesazh të përzemërt për pritjen e ëmbël. Modelja dhe çifti që prej “Big Brother VIP” kanë pasur një raport me ulje-ngritje. Por, duket se lajmi i ëmbël i bërjes së tyre prindër, ka zbutur marrëdhëniet mes tyre.

Pasi i uroi publikisht, Kejvina u ka dërguar atyre një tufë të bukur me lule në formë ylli, të shoqëruar me një kartolinë, brenda së cilës shkruhej:

“Urime për pritjen më të ëmbël mami Kiara dhe babi Lui. Bekime dhe të mira paçi gjithë jetën, nga Kejvina Kthella”.

Ndërkohë që ka lexuar mesazhin e Kejvinës, Luizi ka thënë:

“Unë e kam thënë që është vajzë e mirë. Të gjithë kemi nerva. Unë nuk kam pse ta them serish që unë e kam falur që kur isha brenda shtëpisë dhe sigurisht që e fal prap. I uroj asaj dhe familjes së saj festat dhe paçin jetë dhe shëndet. Faleminderit për gjithçka”

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit