14.2 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

KB Peja: Trepça për çdo lavëdatë, Mitrovica është zemra e Kosovës

- Advertisement -

KB Peja është kampione e Superligës në basketboll për sezonin 2022/23. Ekipi i Pejës fitoi ndaj Trepçës në seri finale 3:2.

Në ndeshjen e pestë të zhvilluar në “Minatori” te Mitrovicës, pejanët fituan me shifra 93:91 duke e marrë titullin kampion pas 10 vitesh.

Pas ndeshjes KB Peja ka reaguar përmes një postimi ku ka lavdëruar paraqitjet e Trepçës në finale dhe thotë se Mitrovica është zemra e Kosovës.

Reagimi i potë:

Kështu duken Kampionat, kështu fluturojnë Shqiponjat .

Klubi i Basketbollit Peja ka hasur në shumë probleme, sfida, vështirrësi dhe rreziqe për ta arritur titullin të cilin sonte e kemi fituar. Por të gjithë jemi në dijeni që i ka Peja disa djem, të cilët asnjëherë në këtë jetë nuk do e lejojnë qytetin e tyre në Baltë.

Shfrytëzojmë rastin ta falemnderojmë nga zemra secilin individ, secilën kompani dhe secilin akt i cili pak ose shumë ka ndikuar që KB Peja të stoliset me titullin “Kampion i Kosovës”.

Falemnderojmë lojtarët e ekipit tonë, të cilët djersiten Uniformen më të bukur në botë për tu shpallur Kampion. Ju jeni sonte Shpirti i qytetit të Pejës dhe qytetarëve të saj, sonte është nata juaj, sonte së bashku po krijojmë kujtime të cilat nuk do i harrojmë përgjatë gjithë jetës.

E ku ka si UCF ?? Ku ka si pas ardhësit e Haxhi Zekës ? Ku ka si ajo ushtrri që asnjëherë nuk u dorëzua deri sa i erdhi koha që ta festojë këtë titull. Shijojeni natën tuaj, ju jeni ata që e mbani qytetin tonë gjallë, ju jeni muskuli më i fuqishëm i kthetrave të Shqiponjës.

As se si nuk mund të harrohet @KB Trepça për luftën e fuqishme të cilën zhvilluan në këto ndeshje finale, jeni ekip për çdo lavdatë dhe të jeni të bindur se secili qytetar i Kosovës është i vetdijshëm për këtë. Mitrovica është Zemra e Kosovës. Rivaliteti i jonë në Sport është i pa mohueshëm, por Kosova dhe dashuria për të qëndron gjithmonë mbi rivalitetet e dëshirat tona sportive.

Ju jeni vëllëzërit tonë, faleminderit Mitrovicë.

LE TË VAZHDOJË FESTA, PRITNA PEJË SE ERDHEM !

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit