17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Katër të vdekur e 16 të lënduar nga shembja e një ndërtese në Spanjë

- Advertisement -

Katër persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë lënduar pas shembjes së një ndërtese dykatëshe në ishullin spanjoll të Majorkës, thanë shërbimet emergjente lokale.

Besohet se disa persona kanë mbetur të ngujuar në vendin e shembjes, një restorant buzë plazhit në Rrugën “Cartago”, në kryeqytetin rajonal, Palma de Majorca, raporton televizioni BBC.

Raportohet se incidenti ndodhi rreth orës 20 e 30 minuta, në mbrëmjen e së enjtes. Ka frikë se disa persona mund të jenë ngujuar nën rrënoja.

Shërbimet emergjente u thanë mediave lokale se po i finalizonin operacionet e shpëtimit dhe po e siguronin zonën pak pas mesnatës.

Zyrtarët shtuan se ekspertë të psikologjisë do të sillen në vendin e ngjarjes për t’u ofruar ndihmë personave të traumatizuar nga incidenti.

Komandanti i zjarrfikësve në Palma de Majorca, Eder Garcia, u tha mediave lokale se shumica e të prekurve nga shembja e ndërtesës ishin të huaj dhe turistë, raportoi gazeta “El Pais”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit