30.1 C
New York
Saturday, June 22, 2024

Buy now

GjND vendos sot se a duhet ndalur ofensiva izraelite në Rafah

- Advertisement -

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të vendosë sot rreth kërkesës së Afrikës së Jugut për të urdhëruar Izraelin të ndalojë ofensivën në qytetin Rafah, dhe të tërhiqet nga Gaza.

Afrika e Jugut po e akuzon Izraelin për gjenocid, ndërsa avokatët e saj kërkuan nga gjykata javën e kaluar të vendosë masa urgjente.

Ata thanë se sulmet izraelite në Rafah duhen ndalur për të siguruar mbijetesën e popullit palestinez.

Vendimet e kësaj gjykate e cila është organi më i lartë i OKB-së për mosmarrëveshjet midis shteteve, janë përfundimtare dhe detyruese, por janë injoruar në të kaluarën.

GJND-ja e cila njihet edhe si Gjykata Botërore, nuk ka kompetenca përmbaritore, shkruan Reuters.

Izraeli vazhdimisht i ka kundërshtuar akuzat për gjenocid, ajo ato i ka cilësuar si të pabaza.

Shteti i cili po akuzohet për vrasjen e civilëve, ka thënë në gjykatë se operacionet në Gaza janë vetëmbrojtje, dhe sipas saj synojnë militantët e organizatës Hamas, të cilët sulmuan Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite, tha të enjten se “asnjë fuqi në tokë nuk mund ta ndalojë Izraelin të mbrojë qytetarët e saj dhe të ndjekë Hamasin në Gaza”.

Sipas zëdhënësit, ushtria izraelite po vepron “me kujdes dhe saktësi” në Rafah – vendi ku qindra mijëra palestinezë kanë kërkuar strehim nga bombardimet dhe operacionet izraelite të kryera nëpër vende tjera të enklavës palestineze.

Një vendim kundër Izraelit nga organi më i lartë ligjor i OKB-së mund të grumbullojë më shumë presion diplomatik mbi qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Disa vende evropiane thanë të mërkurën se do të njihnin një shtet palestinez.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale – gjithashtu me seli në Hagë – njoftoi të hënën se kishte paraqitur një kërkesë për urdhërarrest kundër Netanyahut dhe ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe liderët e Hamasit.

GJNP-ja ndjek penalisht individë për krime të dyshuara lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, ndërsa GJND-ja është organi më i lartë i OKB-së për mosmarrëveshjet midis shteteve.

GJND-ja ka refuzuar më parë kërkesën e Izraelit për të hedhur poshtë çështjen e përgjithshme. Gjykata e ka urdhëruar atë të parandalojë aktet e gjenocidit kundër palestinezëve dhe të lejojë rrjedhjen e ndihmave, ndërkohë që nuk ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake izraelite.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit