Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

- Advertisement -

Një aksident rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Suharekë–Prishtinë. Në aksident raportohet për katër persona të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,  tha se referuar informacioneve nga tereni, ju konfirmojë se një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve është raportuar rreth orës 14:00, ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km 40, në Duhël të Suharekës.

“Në aksident raportohet per katër persona të lënduar, ndërsa për shkallen e lëndimeve të tyre mund të ju adresoheni shërbimeve shëndetësore. Ekipet relevante kane dal ne vendin e ngjarjes ndërsa Njësia per kontroll ne Autostrada është marr me rastin dhe po kryen hetime lidhur me shkaktaret e këtij aksidenti”, tha Hoxha për teve1.ino

Ai ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë vigjilent në respektimin e shenjave të trafikut dhe përshtatjen e shpejtësisë se lëvizjes me automjete me kushtet në rrugë, në te kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saj ne teren po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa rigoroze ne zbatimin e ligjit të trafikut dhe masat e parapara që parashihen në të.

Të ngjashme

Të fundit