- Fëmijët sot kalojnë mesatarisht 7 orë në ditë përballë një mediumi argëtues dhe duke i dhënë një celular humbisni patjetër kontrollin nga të qenit vazhdimisht para ekranit…
- Edhe nëse keni aktivizuar rregullat më të rrepta në celularin tuaj, gjithmonë ekziston mundësia që vendndodhja të shihet disi. Edhe një selfie mund të zbulojë vendndodhjen e fëmijës suaj.
- Mund të gjejë lehtësisht Wi-Fi dhe të aksesojë aplikacionet dhe lojërat që janë të ndaluara për moshën. Pse të rrezikoni?
- Varësia vjen lehtë përmes një pajisjeje elektronike dhe fëmija mund të “fiksohet” në një masë që ju nuk e imagjinoni dhe sigurisht nuk e dëshironi. Fëmijët janë të prirur për këtë./abcnews.al/