28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kate Middleton u dignostifikua me kancer| Reagon Mbreti Karli III: Jam krenar për guximin e saj për të folur

- Advertisement -

Me zbulimin nga vetë Kate Middleton se ajo vuan nga kanceri, Mbreti Karli III thotë se është “krenar për guximin e saj për të folur“.

Sipas BBC, Pallati raporton se Mbreti Karli III është “krenar për Kate dhe guximin e saj për të folur”, ndërsa theksojnë se ai mbetet “në komunikim të ngushtë me nusen e tij të dashur”.

Në një deklaratë të shkurtër, Buckingham Palace tha se Mbreti Karli III dhe Mbretëresha Camilla “do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen në këtë kohë të vështirë“.

Kujtojmë që nëpërmjet një videoje, Middleton shpjegoi se ka kaluar dy muaj të vështirë dhe se nuk e dinte që ishte prekur nga kanceri kur iu nënshtrua operacionit në janar. Pallati mbretëror britanik nuk zbuloi më shumë detaje për llojin e kancerit, por tha se kishte besim që princesha do të shërohej plotësisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit