1.8 C
New York
Saturday, February 15, 2025

Buy now

Katari kërcënon se do të tërheqë investimet për klubin e PSG-së

- Advertisement -

Zyrtarët e Katarit kërcënojnë se do të tërheqin investimet në klubin francez të Paris Saint-Germain. Qatar Sports Investments bleu parisienët në vitin 2011 dhe Nasser Al-Khelaifi u emërua president i klubit.

Që nga ajo kohë, PSG ka shënuar periudhën më të suksesshme në historinë e tij, duke fituar 10 tituj të Ligue 1 në 12 sezonet e fundit.

Por sipas “Agence France Presse”, Al-Khelaifi u akuzua në fillim të muajit për |bashkëpunim në blerjen e votave”,  “ndërhyrje në lirinë e votimit” dhe “përfshirje në abuzimin e pushtetit”.

Vetë numri 1 Ii klubit parisien i ka mohaur akuzat. Çështja në fjalë ka të bëjë me biznesmenin francez Arnaud Lagardère dhe një përpjekje të dyshuar për të ndikuar në një votim nga “Fondi Sovran i Katarit”, te aksioneri në grupin e tij.

Katari i është përgjigjur akuzave të ngritura kundër Al-Khelaifi duke kërcënuar se do të ndalojë investimet në Francë.

Përveç klubit parisien mund të preket edhe rrjeti i kanaleve sportive BeIn Sports. Sipas mediave franceze në Katar janë lodhur me të tillë abuzim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit