Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, pas një kohe të gjatë, për arsye shëndetësore, ka marrë pjesë në seancën e sotme, e cila nuk u mbajt për shkak të protestês së veteranëve, shkruan Scanner.
Ai është parë sot me paterica në Kuvend, ndërkaq e ka arsyetuar se “duke e parë se çfarë po ndodh sot nuk munda të mos vij në Kuvend”.
Ai ka shkruar se kjo qeveri nuk e ka te financat por te qasja e tyre anti-UÇK.dhe politizimi i çështjes për kalkulime të elektoratit.
Postimi i plotë:
Megjithëse edhe pak javë për shkaqe shëndetësore nuk mund te ec duke e parë se çfarë po ndodh sot nuk munda të mos vij në Kuvend.
Kjo qeveri nuk e ka te financat por te qasja e tyre anti-UÇK.dhe politizimi i çështjes për kalkulime të elektoratit.
P.sh nëse bash është te pastrimi i listave çështja është në gjykatë. Madje kjo qeveri nëse bash e ka te pastrimi mundet të inicoj ligj , etj, etj, etj.
Këta prandaj jo vetëm që po i ofendojnë veteranët por po i dënojnë ata duke i vendosur si kategorinë me kompenzimin më të ulët në Kosovë.
Kjo seancë duhet të ndërpritet.
Fal këtyre veteranëve Serbia nuk kaloj në 1998-1999.
Nuk kalon as sot.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=459183402877158&id=100063565067362