7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Shabani – Rama dhe Mazreku diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit të dy institucioneve

- Advertisement -

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani – Rama ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, transmeton Scanner.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me aktivitetet e Byrosë Kosovare të Sigurimit, avancimet që ka shënuar ky institucion si dhe lidhur me numrin e madh të lëndëve të BKS-së, të cilat gjenden në procedurë në këtë gjykatë.

Kryetarja e gjykatës Shabani-Rama në emër të Gjykatës Themelore në Prishtinë shprehu gatishmërië për vazhdimin e bashkëpunimit me BKS-në me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së dy institucioneve duke shikuar edhe mundësinë e përdorimit të procedurave alternative.

Të dy palët ranë dakord se ka nevojë për unifikimin e praktikave në çështje të kompensimit të dëmëve për çka u dakorduan se është e nevojshme nxjerrja e një udhëzuesi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit