2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kastrati: Nagavci, Murati e Kurti do të rrëfehen në Prokurori Speciale

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, deklaroi se sot e kanë dorëzuar në prokurori raportin që siç tha ai ka konstatuar se ka shkelje ligjore nga ana e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, dhe se pret që prokuroria ta bëjë punën e saj.

“E jona ka qenë ta dorëzojmë raportin e ekspertëve që ka konstatuar që ka shkelje ligjore, keqmenaxhim, keqplanifikim etj, dhe e tëra ka filluar nga dyshimet tona të mëdha në atë kohë kur ishin planifikuar 4 milionë euro për subvencionim të teksteve, ndërsa këta me ndërrimin e modelit që filluan t’i paguajnë prindërit drejtpërdrejt në xhirollogari, i shpenzuan 11 milionë euro. Pra kjo diferencë e diskrepancë me 6 milionë e më shumë euro nuk ka arritur në asnjë mënyrë të arsyetohet gjatë të gjitha sesioneve që kemi pasur në komisionin hetimor gjatë këtyre muajve, dhe këto shkelje i ka konstatuar raporti të cilin ne e kemi dorëzuar në prokurori sot”, deklaroi Kastrati në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

“Janë në raport të gjitha të dhënat dhe besojmë që prokuroria do ta bëjë punën e saj, por ka material dhe unë mendoj që Arbërie Nagavci si udhëheqëse e këtij procesi, në njërën anë Hekuran Murati nga ministria e Financave se pse janë bërë këto shpërndarje të financave dhe rialokimet, etj., dhe Albin Kurti si shef i këtyre të dyve, do të rrëfehen goxha shumë në Prokurori Speciale”, përfundoi deputeti Kastrati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit