Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, i ka reaguar kryeministrit Kurti pasi ky i fundit e përmendi ish-presidentin Thaçi në një konferencë për media.
Kastrati i ka rikujtuar Kurtit faktin se Hashim Thaçi ka fletarrest nga Serbia.
Postimi i plotë:
Albin Kurti ne konference per media: “Në veri jemi të hendikepuar pasi ushtria jonë, që nga zotimi i Thaçit në 2013, s’mund të shkojë në veri e atje…”
Hashim Thaçi është vet historia e vendit. Historinë nuk mundesh me vjedh o hajn.
Hashim Thaçi e Kadri Veseli me pushkë i kanë dal përball Serbisë, ndërsa ti atëherë ke ik në Serbi e ke punuar për Serbinë, o RRENC.
Ata kanë fletëarrest ndërkombëtar nga Serbia o tuc.
Nuk mundesh me u bë ma patriot se ata e se askush tjetër në Kosovë duke lëpij akullore e duke gogsu qebapa me Sveçlën te ” Misini” në Veri.
Ty nuk të lidh asgjë me Kosovë. Varret e familjes nuk i ke këtu, ndërsa të ardhmen e ke në Norvegji.
Ti ke pas vetëm një mundësi. Me lënë një gjurmë në ekonomi. E ke bërë pis, ke vjedh masivisht.
Të ka kap frika në palcë se e ke qenë i informuar për hajnitë milionëshe e nuk ke reagu.
Anëtari yt i arrestuar i VV-së Naser Hafizi me 700 euro rrogë i ka katër banesa, 500.000 euro qarkullim, 100.000 deponuara në bankomat, dosti yt Ridvani ti ka zhduk milionat me grurë të popullit….ti ke qenë në dijeni o HAJN .
Këtu e ke zorin ti, jo te Hashim Thaçi e Veriu.
Veriun ja dorëzove Serbisë , sepse tërë kohën ke punuar për Serbinë e kundër Kosovës. Bandat atje të lëvizin lirshëm me dinamit në dorë. Ti ske deshtë me i eliminu.
Ti nuk ke gjumë natën sepse të kanë dal letrat në shesh. Turpi i historisë tonë të re je more pis.
Hashim Thaçi ka sjell me qindra njohje, ti në koordinim me Serbinë i ke sjell 300 MILION sanksione Kosovës!
Ti tashmë veç je aty ku e ke vendin, në kanalizimin e historisë sonë!