2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kastrati i PDK: “Injoranti i Kurtit feston me diklofen supozitor nga çmimet e larta”

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka ironizuar tifozllëkun e Vetëvendosjes, pas marrëveshjes për dokumente, të arritur këtë fundjavë, mes Prishtinës e Beogradit, shkruan Scanner.

Kastrati shkruan se asgjë e re nuk ndodhi dje. “Kurti e bëri marrëveshjen e 2011-tës kur Kosova e Serbia veç u patën pajtuar që ti njohin letërnjoftimet njëra tjetrës”, shkruan Kastrati, transmeton Scanner.

“Kurti e „kërcënoj“ Vuçiçin e i “tha” nëse nuk i njeh leternjoftimet e Kosovës unë i thërras axhallarët e mi nga Mali i Zi (ata flasin serbishten bukur) pastaj i thërras miqtë e mi nga Norvegjia e ty Vuçiç ta kallxojna vendin me komandant Sveçlën në krye”, ka ironizuar Kastrati.

Postimi i plotë:

KURTI “ TEJKALOJ” SKËNDERBEUN, ABDYL FRASHËRIN, ISMAIL QEMALIN, ETJ. INJORANTI I KURTIT FESTON ME DIKLOFEN SUPOZITOR NGA ÇMIMET E LARTA

Albin Kurti ka prejardhje nga fshati Sukobine në Mal te Zi.
Kurti i ka miqtë në Norvegji (familjen e gruas se tij).

Kurti e „kërcënoj“ Vuçiçin e i “tha” nëse nuk i njeh leternjoftimet e Kosovës unë i thërras axhallarët e mi nga Mali i Zi (ata flasin serbishten bukur) pastaj i thërras miqtë e mi nga Norvegjia e ty Vuçiç ta kallxojna vendin me komandant Sveçlën në krye.

Vuçiçi u friku shumë edhe tha: “ të lutem Albin veç mos hyj deri në Beograd se unë po lëshoj pe dhe po e njoh Republikën e Kosovës“.

Ky është teatri i Kurtit. Asgjë e re nuk ndodhi dje. Kurti e bëri marrëveshjen e 2011-tës kur Kosova e Serbia veç u patën pajtuar që ti njohin letërnjoftimet njëra tjetrës.

SHBA e përkrahu sepse Kurti e Serbia kërcënuan me destabilizim në Veri ( që i bjen përmbushje e axhendave ruse) e në kundërshtim me interesat amerikane dhe ato të Kosovës.

Për injorantin, Kurti hyri në histori me datën 27. Gusht 2022 sepse Serbia u „dorëzua“ para Kurtit.

Kjo datë nga sot për ta është e shënuar dhe më e rëndësishme se data
kur Skënderbeu u kthy në Krujë, se data kur u formua Lidhja e Prizrenit, se data kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë, se data kur u formu UÇK-ja apo edhe se data kur Kosova shpalli pavarësinë.

……dhe sot injoranti e trushpërlari i Kurtit u zgjua në mëngjes.

I tha gruas:” bëje mëngjesin se datë historike shënoj mbrëmë Albini”. Gruaja ja ktheu:” po datë historike loçkë po skemi vezë se kutia e vezëve ka shkuar në 4 euro dhe jemi me 28 Gusht ….dy ditë para rrogës… jemi lodh….ska pare”

Injoranti nga nervoza tha: “ Mos ma prish këtë ditë historike që arriti Albini “….ika tha injoranti të pij kafe me dosta.

Kur i hypi makinës injoranti e vërejti që skishte naftë. Ra në depresion sepse me shku në pompë të benzinës nafta 1.70. Vazhdoj injoranti rrugës me vetëm 200 mililitra naftë me u pa me dosta e me festu “fitoren e Albinit ndaj Vuçiçit”,.

Aty espresso nga 0.50 cent ishte ngrit çmimi në 0.80 cent. Megjithatë, injoranti i Kurtit donte ta vazhdonte festën për “ arritjen e Albinit” kur në atë moment u ndal rryma. Ska as espresso se gjeneratori ka korozion prej 2008-tës ska punuar.

Injoranti u kthye në shtëpi dhe gruaja i tha dil bleje një litër vaj (jo vaj ulliri por “zejtin”).

Injoranti nxorri kuletën dhe kishte vetëm 0.90 cent kurse vaji sot kushton 3. Euro.

Injoranti u kthye në shtëpi dhe i tha gruas :” ska lekë për vaj por bëje drekën me të LYEN’ TË BULLICËS…. ama ta vazhdojmë festën se Albini i “ mujti” krejt figurat tona historike.

Kur festa përfundoj injoranti trushpërlarë i Kurtit e pyeti gruan:“ oj nuse a ke bre diklofen supozitor se diçka po kam dhimbje tona anët ( prej çmimeve të larta natyrisht) “.

Targat nuk janë simboli qendror i sovranitetit. A ju kujtohet sa kamionin e keni përplas….e tash sa malli i Serbisë po na hyn në Kosovë? Serbia fiton milionat me eksport në Kosovë, ndërsa ekonomia jonë shkon teposhtë. Pse spo i ndalni MALLRAT E SERBISË?

Këto janë me rëndësi apo hajgaret e Kurtit me targa?

E sa i përket kombinimeve politike këtë „fitoren“ me targa me Serbinë e ktheni më vonë me ZAJEDNICË.

Deri atëherë shpresoj ju lirohet vaji, nafta, rryma, etj…., E nese jo, besoj në ndërkohë këtij injoranti SUPOZITORI i kryen punë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit