18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kastrati: Gjoba për ata që nuk regjistrohen

- Advertisement -

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë do të fillojë të premten më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj të këtij viti.

Regjistrimi për herë të parë do të bëhet në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut. Në regjistrim do të përfshihet edhe popullata që jeton jashtë Kosovës.

Avni Kastrati, drejtor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në një prononcim për redaksinë në gjuhën serbe të Radio Kosova 2, thekson se regjistruesit do të vizitojnë çdo familje në Kosovë, duke i bërë pyetje të ndryshme.

Siç thotë ai, pyetjet do të lidhen me të dhënat personale, nivelin e arsimimit, gjendjen ekonomike dhe të punës, çfarë lloj transporti përdorin për të shkuar në punë etj.

Kastrati thekson se regjistruesi është i obliguar që çdo familje ta vizitojë tre herë nëse është e nevojshme.

“Gjatë vizitës, regjistruesi duhet të lërë numrin e tij të telefonit të kontaktit ose adresën e e-mailit nëse nuk gjen familjen që duhet të regjistrojë në shtëpi, në mënyrë që të kontaktojë më pas dhe të organizojë një vizitë, e cila mund të jetë në një ditë jave ose në fundjavë”, thotë Kastrati.

Ai thekson se është e rëndësishme të regjistrohet çdo familje dhe çdo individ, sepse kështu krijohet databaza për çdo komunë dhe në bazë të numrit të banorëve komuna merr edhe buxhetin vjetor.

Kastrati vëren se ka dënime dhe sanksione të caktuara për ata që nuk duan të regjistrohen.

“Për secilin individ gjoba është deri në 2000 euro, pra për shembull nëse është një familje pesë anëtarëshe që nuk do të regjistrohet, gjoba për ta do të ishte 10 mijë euro. Dënimi nuk vlen për ata që nuk janë aty, të cilët regjistruesi nuk i gjen në adresë”, sqaron Kastrati.

Po ashtu, ai shton se procesi i regjistrimit nuk ka të bëjë me pagesën e taksave apo disa tarifave, por është me rëndësi për individët kur kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës dhe komuna apo nëse aplikojnë për ndonjë vend pune në Kosovë.

Kastrati thekson se qytetarët që nuk jetojnë në Kosovë mund të marrin pjesë në regjistrim online.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit