16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Kasolli pas deklaratës së Kurtit: Interesi i Serbisë e Rusisë ishte eleminimi nga skena i Thaçit dhe Veselit

- Advertisement -

Afrim Kasolli, ish-deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fjalimin e Kurtit në Kuvendin e Kosovës gjatë raportimit rreth Asociacionit.

Më saktësisht, Kasolli ka komentuar deklaratën se Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, po i dëshiron PDK-në e LDK-në në dialog për të nënshkruar marrëveshjen. Në shkrimin e tij, Kasolli ka shkruar se interesi i Serbisë e Rusisë ishte eleminimi nga skena politike e Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, dhe Kadri Veselit, ish-kryekuvendar i Kosovës.

“Mirëpo, sikur të ishte i vërtetë ky opinion i Kurtit atëherë mbase, Beogradi nëpërmjet shërbimit të tij sekret, ashtu siç e dëshmuan para disa ditësh edhe përgjimet e mediumit Paparaci, nuk do te ishte angazhuar për sponsorizimin, orkestrimin dhe sajimin e dosjeve kundër tyre në Gjykatën Speciale, me qëllim arrestimin e tyre me çdo kusht. Pra është saktësisht e kundërta. Që interes i Beogradit dhe Moskës ka qenë fabrikimi i akuzave dhe eliminimi nga skena politike i H.Thacit dhe K.Veselit me shoke, në mënyrë që ata të mos jenë as në pushtet e as ne Kosove, e në vend të tyre dikush tjetër.” – shkroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit