Analisti politik, Gëzim Kasapolli në emisionin ”Click” të RTV21 tha se një koalicion ndërmjet LVV dhe PDK-së do të ishte alternativa më e qëndrueshme për krijimin e institucioneve.
Ai shprehu dyshime se një marrëveshje e tillë mund të realizohet.
”Opsioni VV-PDK është më i qëndrueshmi, me numra, me stabilitet. Unë dyshoj se bëhet, për shkak që edhe brenda PDK-së mos të harrojmë që bëhen zhvillime gjatë këtij muaj”, theksoi ai.






