“Kapeni hajdutin Radojçiq”, deputeti gjerman “dridh” Bundestagun

- Advertisement -

Deputeti nga Partia e Gjelbër, Boris Mijatoviq ka folur në parlamentin gjerman për situatën e sigurisë në Kosovë, duke përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë.

Ai tha se ngjarje të tilla, sipas tij, nuk janë të rastësishme dhe tregojnë për rreziqe të vazhdueshme në rajon.

“Po ju jap një shembull, para vitit 2023 në Mitrovicë, ajo që dukej si një bllokim i thjeshtë rruge më vonë doli të ishte e planifikuar dhe e organizuar në mënyrë ushtarake”, u shpreh ai.

Mijatoviq shtoi se situata në Kosovë kërkon vëmendje të shtuar ndërkombëtare, veçanërisht në veri të vendit.

Duke iu referuar rastit të Banjskës, ai tha: “Sulmi në manastirin e Banjskës u krye nga paramilitarë serbë, të udhëhequr nga Radojçiq. Ky ishte një sulm i organizuar me pajisje ushtarake”.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje më të qartë ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimeve në Kosovë.

“Ne duhet të shohim nga afër situatën e sigurisë në jug-lindje të kontinentit tonë dhe të shohim se kush është mik, e kush armik, si dhe kush ‘me buzëqeshje dhe me mjete perfide operon në atë rajon’. Flas këtu edhe për llojin e armëve që atje u gjenden e që ishin pjesë e grupit të Radojçqit me të cilat armë ata ishin pajisur ushtarakisht dhe ky njeri jeton në arrati në Serbi. Kështu që ndaleni hajdutin”, tha ai.

 

Të ngjashme

Të fundit