Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak

- Advertisement -

Një person është identifikuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare Bërnjak u gjetën mjete monetare të padeklaruara.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një veturë me targa serbe, të cilën po e drejtonte një shtetas serb.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave që ndodheshin në të, në çantën e pasagjerit janë zbuluar mjete monetare në euro dhe dinarë. Në total, shuma e konstatuar arrin rreth 30,328 euro, prej të cilave  25,515 euro në valutë euro dhe pjesa tjetër në dinarë serbë (ekuivalent rreth 4,813 euro).

Autoritetet kompetente kanë ndërmarrë veprimet procedurale dhe rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare.

Të ngjashme

Të fundit