9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Kapen 160 kg kokainë të fshehura mes bananeve në portin e Selanikut

- Advertisement -

Një ngarkesë prej 160 kg kokainë është gjetur në kontejnerë me banane të ardhur nga Ekuadori në portin e Selanikut.

Autoritetet greke kanë bërë me dije se droga mbërriti në portin e Selanikut dhjetë ditë më parë dhe ishte fshehur në kanale të krijuara në platformën e dy kontejnerëve.

Vlera e drogës përllogaritet te jetë afërsisht 18 milionë euro dhe përfitimi nga shitja e saj do të arrinte në 3 milionë e 200 mijë euro.

Droga dyshohet se i përket grupit që u godit në fillim të majit, ku dhjetë persona u arrestuan në Greqi dhe katër të tjerë në Maqedoninë e Veriut.

Rrjeti në fjalë ishte i përfshirë edhe në kontrabandën e karburanteve dhe cigareve, ndërsa i janë sekuestruar edhe 104 kilogramë e 600 gramë kokainë, të cilën të arrestuarit e kishin fshehur dhe e eksportonin përmes kontejnerëve me banane.

Dy kontejnerët, në të cilët është gjetur sasia e re e kokainës, janë dërguar nga e njëjta kompani nga Ekuadori dhe janë pranuar nga e njëjta kompani me seli në Shkup, dëshmi që sipas autoriteteve çon në të njëjtin rrjet ballkanik të trafikut të drogës.

Inspektori i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë së Veriut, Spyridon Sklavos, foli për suksesin e rëndësishëm, duke thënë se kjo është një nga sasitë më të mëdha të kokainës që janë zbuluar në territorin grek.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit