Kim Kardashian ka hedhur poshtë akuzat se e ka tradhtuar Kanye West me lojtarin e NBA-së, Chris Paul. Page Six citon burime pranë yllit televiziv, të cilët kanë kundërshtuar pretendimet e reperit. Ky i fundit bëri një postim në Twitter, ku shkruante se kishte kapur ish gruan e tij me lojtarin e NBA-së.
“Kjo nuk është e vërtetë, dhe fatkeqësisht është një model i vazhdueshëm i Kanye – duke sulmuar Kim për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas një dite me veprime të çmendura, ku ai ka thënë çdo gjë të urryer dhe fyese që mund të ëndërrojë,” tha burimi i brendshëm për Page Six.