Veterani i UÇK-së, Emin Latin, i cili akuzohet se ka kanosur dhe ka përhapur gjuhë të urrejtjes ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është dënuar me 400 euro gjobë.
Vendimin e ka shpallur sot Gjykata Themelore e Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë rast, Lati ishte i akuzuar për dy vepra penale: “kanosje” dhe “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Në vendim thuhet se nëse i njëjti nuk e paguan gjobën, atëherë ai mund ta mbaj burgun.
Në aktakuzë thuhet se kanosja kishte ndodhur në korrik të vitit 2023, në emisionin “Frontal”, në “T7”.
“Jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asfalt derisa të ja qesim eshtrat në tokë”, kishte thënë Latin në këtë emision.