Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, prej kohësh përflitet se janë ndarë nga njëri-tjetri, teksa mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë kanë nisur edhe procesin e divorcit.
“Në këtë pikë, ata thjesht po bëjnë gjënë e tyre. Ata e nisën këtë marrëdhënie shumë optimiste dhe besonin se gjërat mund të ndryshonin, por nuk kanë ndryshuar”, tha burimi.
Lopez dhe Affleck blenë shtëpinë me 17 dhoma gjumi dhe 30 banja me para në dorë për 60.85 milionë dollarë në maj të vitit 2023. Sipas TMZ, ata po kërkojnë rreth 65 milionë dollarë për rezidencën.