Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka folur për rëndësinë që do të kishte fitimi i çmimit prestigjioz të “Topit të Artë”, duke e cilësuar atë si një nder të madh dhe një arritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij.
Ai konsiderohet ndër favoritët kryesorë për të fituar këtë trofe individual sivjet.
“Të fituarit e Topit të Artë do të ishte një nder i jashtëzakonshëm dhe një arritje shumë e madhe”, u shpreh Kane.
“Mbrëmja e së hënës mund të jetë e veçantë për mua”.






