Harry Kane ka folur sërish për vendimin për t’u transferuar te Bayern Muncheni, pas 19 vjetësh te Tottenham Hotspurs.
Ai madje e ka quajtur “përvojë të çmendur” kalimin te kampioni në fuqi i Gjermanisë.
“Ishte një përvojë e çmendur, të them sinqerisht. Vërtet nuk e dija se çfarë të pres, pasi që kisha 19 vjet që isha te Spursat dhe isha njëmend i lumtur aty”, ka thënë Kane për FourFourTwo.
Kane deri tash ka shënuar 21 gola në 16 paraqitjet e tij për bavarezët.