28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kandiq godet mandatarin e qeverisë së Serbisë: Vuçeviq të tregojë ku janë varrosur trupat e Rukije dhe Feriz Krasniqit

- Advertisement -

Shefi ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, tashmë i mandatuar për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçeviq, duhet të tregojnë se ku janë varrosur Rukije dhe Feriz Krasniqi, që ishin vrarë më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë të Shtërpcës.

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, në platformën “X” ka shkruar se këta dy zyrtarë serb duhet të përgjigjen në këtë pyetje.

Ndryshe, Millosh Vuçeviq, ish-ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh udhëheqës i partisë në pushtet në Serbi, është mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Në vendimin, që u nënshkrua nga Vuçiqi, u tha se Millosh Vuçeviq deri më tani ka kryer me përgjegjësi detyrat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit