Kandidatja e PDK-së për deputete, Besa Ismaili-Ahmeti promovon numrin 60 me simbolikën e shenjës së komunikacionit

- Advertisement -

Kandidatja e Partia Demokratike e Kosovës për deputete me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka zgjedhur një mënyrë kreative për t’u afruar me elektoratin gjatë fushatës zgjedhore.

Në fotografinë e publikuar në ‘Facebook’, ajo ka përdorur shenjën e komunikacionit “60”, duke e ndërlidhur atë me numrin e saj në listën zgjedhore, një simbolikë që po tërheq vëmendje në rrjetet sociale dhe mes mbështetësve të saj.

Ky veprim po shihet si një formë origjinale e komunikimit politik, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, ku kandidatët po përdorin forma të ndryshme kreative për të promovuar numrat e tyre zgjedhor.

Të ngjashme

Të fundit