Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu, është përballur me një koment kërcënues dhe fyes në rrjete sociale.
Në një koment të publikuar nën një postim të Kryeziut, një person me emrin Muharrem Hoti përdor gjuhë kërcënuese ndaj kandidatit të PDK-së, duke shkruar ndër të tjera: “do shihemi”.
Siç mëson Nacionale, personi që ka bërë komentin kërcënues është axha i Valon Hotit, kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.







