Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka festuar ditëlindjen e tij, dhe për këtë festë liderët botërorë në samitin e G7 në Itali u bashkuan duke kënduar këngën e ditëlindjes.
Në një video e cila tashmë është shpërndarë në rrjete sociale, shihen kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, duke përshëndetur Scholz.
Më pas atyre iu bashkua edhe presidenti amerikan, Joe Biden, të cilëve më vonë iu bashkuan edhe shumë liderë duke kënduar këngën e ditëlindjes për Scholz.