15.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Kanalet e WhatsApp: Çdo gjë që duhet të dini

- Advertisement -

WhatsApp lançoi një funksionalitet të ri quajtur Channels pak javë më parë. Përdoruesit mund ti shohin kanalet në tabin e ri Updates që më parë quhej Status.

Funksionaliteti konsiderohet si një përpjekje e zymtë për të sjellë komunikimin mes njerëzve dhe markave të famshme me përdoruesit e zakonshëm të aplikacioni.

Çfarë janë WhatsApp Channels?

Sipas Meta, “WhatsApp Channels janë një mënyrë private sesi përdoruesit mund të marrin informacionet më të fundit që ju interesojnë direkt në WhatsApp.” Ndryshe nga grupet ku ndërveproni me të tjerët, një kanal në WhatsApp është komunikim me vetëm një drejtim dhe vetëm administratori mund të dërgojë një mesazh.

Meta ka bashkëpunuar me disa figura dhe brende për të nxitur adoptimin e kanaleve.

Ja sesi të krijoni një kanal në WhatsApp

  1. Hapni WhatsApp.
  2. Klikoni në tabin
  3. Klikoni në ikonën + dhe më pas opsionin Create Channel (iOS) / New Channel (Android.)
  4. Ndiqni hapat e procesit.
  5. Do të merrni një opsion për të përshtatur kanalin tuaj ku mund të shtoni një përshkrim dhe ikonë
  6. Klikoni Create Channel.

Çfarëdo që të postoni në kanal, do të jetë i dukshëm për të gjithë ndjekësit. Mbi të gjitha një historik 30 ditor do të paraqitet për ata që nuk ndjekin kanalin. Administratorët mund të postojnë tekst, imazhe dhe video në një kanal.

Ja sesi të gjeni kanalet që dëshironi të ndiqni

Kanalet e WhatsApp që ju interesojnë mund ti gjeni duke shfletuar listën e tyre që filtrohet në mënyrë automatike bazuar në vendin tuaj dhe gjuhën. Ja sesi të gjeni më shumë kanale:

  1. Hapni WhatsApp.
  2. Shkoni në tabin
  3. Klikoni ikonën + dhe më pas Find Channel.
  4. Klikoni butonin Follow për kanalet e preferuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit