Në kontrast me Gjermaninë, Kanadaja tha të premten se mbështet plotësisht përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina në luftën e saj kundër Rusisë.
Duke folur me gazetarët, Justin Trudeau tha se vendi i tij mbështet përdorimin e armëve nga Ukraina për të “parandaluar dhe penguar aftësinë e vazhdueshme të Rusisë për të degraduar infrastrukturën civile të Ukrainës”, raporton Reuters.
Kryeministri kanadez shtoi se Vladimir Putin po përpiqet të destabilizojë rendin ndërkombëtar, duke thënë: “Kjo është arsyeja pse Kanadaja dhe të tjerët janë të qartë se Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë kundër Rusisë”.