23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kamberi: Ka një betejë politike mes Ramës dhe Kurtit për të qenë qendra e shqiptarëve në rajon

- Advertisement -

Analisti Belgzim Kamberi është shprehur se beteja politike mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, po shtohet.

“Fushëbeteja politike po thellohet çdoherë më shumë midis Ramës e Kurtit dhe në këtë drejtim besoj që kjo nuk është një betejë politike vetëm mes kryeministrit të Kosovës dhe të Shqipërisë, por një betejë politike për me qenë qendra politike e shqiptarëve në rajon,” tha Kamberi në “Debat Plus”.

Sipas Kamberit, kryeministri Kurti ka fituar teren edhe në Maqedoninë e Veriut e po ashtu edhe në Luginë të Preshevës.

“Dhe në këtë drejtim kjo fushbetejë po thellohet, e pamë në Maqedoninë e Veriut ku zotri Kurti ka fituar terren atje tashmë ku aleatët e tij janë pjesë e pushtetit, ka fitu terren në Luginë të Preshevës, ka fitu terren në raport me politikën e jashtme të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, njëherë me deputetin tash edhe me Komunën e Preshevës, Komuna e Bujanocit i ka ik, e pamë se e uroj edhe kryetarin e Ulqinit.”

Dhe se cila është hapësira e vetme që Kurti nuk po mund të depertojë, Kamberi thotë se është Shqipëria.

“Sipas analizës time është që ka një betejë politike për me qenë qendra e shqiptarizmës në rajon mes Ramës dhe Kurtit, kjo është zgjeru dhe është bërë çdoherë më e fuqishme në hapësirat e shqiptarëve te ish-Jugosllavisë, ku zotri Kurti po fiton teren në raport me zotrin Rama. Kjo fushbetejë politike është bërë edhe nga Rama edhe nga Kurti,” tha Kamberi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit