19.3 C
New York
Monday, May 26, 2025

Buy now

Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

- Advertisement -

Gjyqtarët dhe prokurorët serbë të dorëhequr në veri në nëntor të vitit 2022 ishin temë diskutimi mes Shefes së Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Këto dorëheqje, rikujtojmë, nuk janë formalizuar asnjëherë.

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj, në “Info Magazine” të Klan Kosovës takimin me Kaja Kallas e vlerësoi për “jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

“E konsiderojmë vizitë jashtëzakonisht të rëndësishme, ka pasur mundësi të njoftohet direkt me dinamikën dhe mënyrën se si ne e kemi trajtuar çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve që vijnë nga komuniteti serb, por njëkohësisht edhe të prokurorëve, për të cilën situatë ne kemi pasur sigurisht, po besoj qasjen më konstruktive të mundshme, serioze dhe me kujdesin e duhur jemi duke e hetuar çështjen, prandaj për neve ka qenë një mundësi jashtëzakonisht e mirë me njoftu nga afër se si po trajtohet në kuadër të Këshillit Gjyqësor kjo çështje”, tha Zogaj.

Të ngjashme

Të fundit