Kajtazi: Pushteti e di që s’i ka punët mirë me ShBA-në, shkak qasja e gabuar

- Advertisement -

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Kosova po mbetet prapa në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se, pavarësisht deklaratave të pushtetit se raportet me ShBA-të janë në nivel të mirë, edhe vetë Qeveria është e vetëdijshme për gjendjen reale.

“Pushteti po thotë se i kemi punët kurrë më mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, edhe ata e dinë që punët nuk janë mirë. Nuk janë mirë për shkak të qasjes së gabuar që e kanë. Raportet me Amerikën nuk janë sikur raportet e Albin Kurtit me Mefin, që i kthen kur të duash. Amerika është superfuqia kryesore në botë”, u shpreh ai.
Kajtazi theksoi se administrata e presidentit Donald Trump ka ndryshuar dinamikën në politikën ndërkombëtare dhe se Kosova është dashur të përshtatë qasjen e saj për të ruajtur dhe avancuar partneritetin me Amerikën.

“Nëse shtetet fqinje po avancojnë, pra po nisin dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne jemi të suspenduar nga ky proces”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit