23.8 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Kajtazi: Për tarifat e rrymës në veri tash vendos Beogradi

- Advertisement -

Dështimet që po mbulohen nga mospasja e institucioneve.

Kjo ishte tema që u trajtua sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

E njëra që po konsiderohet si dështimi kryesor i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, është shtrenjtimi i rrymës.

Analisti politik Vehbi Kajtazi, tha se me disa veprime tashmë një pjesë e sovranitetit energjetik i është dorëzuar Serbisë.

“Dhe kush vendos tash për tarifat në veri? Për tarifat në veri tash vendos Beogradi. Se ai është kompani e Beogradit”, deklaroi Kajtazi në Klan Kosova.

Derisa gjatë ditës së djeshme kompania e cila operon në veri Elektrosever ka bërë të ditur se shtrenjtimi i tarifave të rrymës nuk do të vlejë për veriun.

Më 16 prill, Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka miratuar rritjen e çmimit të rrymës për 16.1 për qind.

Kjo u kundërshtua ashpër nga qytetarët dhe bizneset të cilët edhe protestuan në shenjë pakënaqësie.

Të ngjashme

Të fundit