1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kajtazi: Mesazhi i SHBA-së është i qartë, Kosova izolohet nëse e votoni Albin Kurtin

- Advertisement -

Analisti Vehbi Kajtazi ka thënë që mesazhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që populli i Kosovës mund ta votojë kë të dojë, por me Albin Kurtin Kosova do të izolohet.

“Mesazhet tashmë i kemi marrë, dhe mesazhi i qartë, sipas meje, që na vjen nga Grenelli është: Ju votojeni kë të doni, por qeky njeri me neve e ka të mbyllun, dhe Kosova izolohet nëse e votoni Albin Kurtin. Kështu e kuptoj me këtë mendjen tem të kufizume, natyrisht”,

“Por, përvec kësaj, a po menojmë që këta nuk e njohin Albin Kurtin? Po menon populli ynë që këta janë qekaq mendjeshkurtë sa Kurtin me e kujtu edhe me e trajtu prej ditës kur është kryeministër?”

“Kurti prej se ekziston në politikë është anti-amerikan, dhe në vazhdimësi ai ka pasur konflikt. Cfarë konflikti? Ka pasë kundërthënie me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit