-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kajtazi: Kurti, udhëheqës i qeverisë më të korruptuar

- Advertisement -

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës.

Tutje, Kajtazi shton se kjo nuk përfshin të gjithë ministrat, por jep shembujt ky dyshon se janë kryer ‘vjedhje klasike’.

“Jemi shumicën e kohës në kurthin e propagandës, dhe tash shumë më i vështirë është dekonstruktimi i propagandës në situata sikur jemi tash, sesa argumentet që mund t’i ofrosh në kësi lloj propagande. Ideja se zoti Kurti është i pakorruptuar dhe i pakorruptueshëm është kryekëput propagandë. Zoti Kurti drejton një kabinet qeveritar më të korruptuarin që e ka pasur Republika e Kosovës. Ai ësgtë udhëheqësi i kësaj qeverie. Nuk përfshin kjo të gjitha ministrat”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova.

“Vjedhje kaliske ka ndodhur në qeverinë e zotit Kurti. Kujtojmë rezervat shtetërore, kujtojmë Rozeta Hajdarin”, u shpreh analisti politik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit