Gazetari Vehbi Kajtazi ka rikujtuar një ngjarje të ndodhur para nëntë vitesh, kur burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi kishte bërë thirrje për vrasjen e Kadri Veselit.
Duke vënë theksin në standardet e dyfishta në trajtimin e deklaratave politike në Kosovë, Kajtazi tha se burri i Albulena Haxhiut, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe kandidate për kryetare të Kuvendit, kishte bërë thirrje publike për vrasjen e Kadri Veselit.
Sipas tij atë kohë, ai nuk ishte ndjekur penalisht.
“Para 9 viteve, kur situata ka qenë jo në këtë absurditet, por kur kishte diskutime për votën e Kadri Veselit se a i ka apo jo 61 vota, është burri i Albulena Haxhiut që bënte thirrje me vra Kadri Veselin. Në deklarim publik në Facebook, madje atë kohë as nuk është procedu penalisht”, tha Kajtazi.
Ai tha se nëse një deklaratë e tillë do të vinte sot nga ndonjë eksponent i partive opozitare, reagimi i shtetit do të ishte i menjëhershëm dhe i ashpër.
“Llogaritne sot, një eksponent politik i PDK, LDK, AAK, me thënë një diçka të tillë, besoni që me njësi speciale i bastiset shtëpia, banesa, kudo që është”, theksoi ai në Rubikon.
“Sot këta po provojnë me anë të pazareve, blerjeve, kërcënimeve, shantazheve ta bëjnë Albulena Haxhiun kryeparlamentare”.
“Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadr,ti kurrë nuk do mund ta fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri të vjen radha edhe ty..shumë shpejtë ska milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”, kishte shkruar Alban Krasniqi në shkurt të vitit 2016.