16.7 C
New York
Sunday, September 29, 2024

Buy now

Kajtazi kritika Osmanit: A po e shikon se ku e keni sjell shtetin sa një polic i lodhët i Maqedonisë së Veriut me të poshtëruar ty si presidente dhe shtetin e Kosovës

- Advertisement -

Analisti i njohur, Vehbi Kajtazi e ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani pas incidentit në aeroportin e Shkupit.

Kajtazi këtë reagim e bëri pasi Presidenca e Kosovës doli me një reagim, duke kritikuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, transmeton Demokracia.com

“E kujt po i ankohesh e nderuar?  A nuk po e sheh se shefi yt, Albin Kurti nuk e ka thane asnje fjale? A po e sheh se ku e keni pru shtetin sa nje polic i lodhte i Maqedonise me te poshteru ty si presidente dhe shtetin e Kosoves?”, tha ndër të tjera Kajtazi në postimin e tij në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

E kujt po i ankohesh e nderuar?
A nuk po e sheh se shefi yt, Albin Kurti nuk e ka thane asnje fjale?
A po e sheh se ku e keni pru shtetin sa nje polic i lodhte i Maqedonise me te poshteru ty si presidente dhe shtetin e Kosoves?
A po te kujtohet kur te ka ardhe ne zyre ish presidenti i Maqedonise se Veriut me kerku mbeshtetje dhe ti i ke thane se duhesh me fole me Kurtin?
A po te kujtohet se si fushata elektorale dhe planet per kete qeveri te Maqedonise se Veriut jane zhvilluar ne zyren e shefit tend, Albin Kurti?
Mos e nderuar. Leja ma mire poziten Donika Kadajt Bujupit!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit