15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Kajtazi: Jemi në fund të pusit, situata në veri s’ka qenë kurrë më e keqe

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi, në Rubikon të Klan Kosova, ka thënë se dështimi i votimit të djeshëm ka treguar se shteti i Kosovës “është në fund të pusit”.

“Jemi në fund të pusit. Politikisht më keq në veri s’kemi qenë kurrë më keq. E para, e kemi bërë shtetin paçavure. Me këtë proces të votimit, është abuzuar me Kushtetutën dhe ligjin, sepse procesi i votimit ka qenë antikushtetues, pa kurrfarë baze ligjore, sepse nuk mundet me një udhëzim administrativ të një ministrie, me u aktivizu një organ i pavarur kushtetues, siç është KQZ-ja. Dhe meqë e ke sjell shtetin, organet kushtetuese, në këtë gjendje, atëherë luajnë edhe tjerët me neve”.

“Zoti Kurti prej kohësh vallëzon me muzikën e Vuçiqit. Me apo pa dijen e tij, ai po vallëzon sipas muzikës së Vuçiqit, dhe rrjedhimisht ne po e konfirmojmë çdo ditë, edhe me veprime të tilla siç është votimi, se kontrollin mbi atë pjesë të territorit të Kosovës ne mund ta kemi me anë të njësive speciale të policisë, por kurrë në mënyrë demokratike me anë të institucioneve, dhe kjo do të jetë kështu derisa të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”, deklaroi Kajtazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit