18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kadrijaj thotë se vendimi i BQK-së për dinarin është i pakoordinuar me ShBA-në dhe BE-në

- Advertisement -

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), ku ka thënë se kryeministri Albin Kurti “duhet të ulet dhe të bisedojë me ambasadorët e vendeve mike siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE)”.

Kadrijaj ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar që vendimi i BQK-së të shtyhet dhe, sipas saj, roli i Kurtit në këtë kërkesë duhet të jetë me konstruktiv.

“Zoti Kurti është dashtë me marrë përgjegjësin e një lidershipi me u taku me të gjithë ambasadorët dhe me pasë një koordinim me ta. Se kur ka qenë vendimi për implementimin e marrëveshjes për targat që pat ndodhë vite me parë ambasadorin amerikan dhe ambasadorët e tjerët që patën kërkuar që të shtyhet implementimi i atij vendimi, por zoti Kurti me qeverinë pat vazhdu me zbatimin e atij vendimi edhe pasojat e atij vendimi ende është duke i bartë Kosova”, ka thënë ajo.

Tutje deputetja ka thënë se qëllimi i Serbisë dihet që është tensionimi i situatës në Kosovë, por, sipas saj, Kosova nuk duhet t’ia japë këtë mundësi Serbisë.

“Në fakt se gjithsecili vend që është i pavarur ka të drejtë ta ketë valutën e vet. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës e ka qenë e përcaktuar se Kosova e ka valutën, por nuk ka qenë e specifikuar se cila është valuta e saj. Ndërsa tani me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës është specifikuar se valuta e Kosovës është euro”, ka thënë Kadrijaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit