Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se protesta është e drejtë qytetare dhe pjesë e demokracisë, por ka kundërshtuar dhunën, djegien dhe shkatërrimin e institucioneve.
Ajo theksoi se nuk do të dëshironte ta shihte as Shqipërinë dhe as Kosovën të digjej e të shkatërrohej, duke rikujtuar mundin dhe përgjegjësinë me të cilat është krijuar dhe ndërtuar vendi.
Kadrijaj shprehu gjithashtu dhimbjen e saj për situatën në Shqipëri, duke bërë thirrje që palët të zgjedhin dialogun dhe të ulen për të diskutuar kërkesat e tyre.
“Është e drejtë qytetare të protestosh, është demokraci, por nuk jam që të përdoret dhuna dhe të digjen e shkatërrohen institucionet. Unë, në asnjë formë, cilado të kishte qenë situata, s’kisha dashur që Kosova të digjet dhe të shkatërrohet, sepse e dimë se me sa mund dhe përgjegjësi është krijuar dhe ndërtuar Kosova. Njësoj, më dhemb shpirti edhe për Shqipërinë dhe s’kisha dashur ta shihja as atje djegien e institucioneve. Ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen të diskutojnë për kërkesat”, tha Kadrijaj.






