15 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Kadri Veseli paditë për shpifje deputetin e Vetëvendosjes, Visar Korenica

- Advertisement -

Avokati kosovar, Faton Fetahu, në cilësinë e mbrojtësit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se e ka paditur për shpifje deputetin e VV-së, Visar Korenicen.

Sipas Fetahut, nuk janë të vërteta deklaratat e Korenices dhënë për portalin “Indeksonline” në artikullin e publikuar me titull: “ATK-ja ‘akshom Pazar’ me pozita, avancohen punëtorët që dëmtuan buxhetin”.

“Si përfaqësues ligjor i ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, kam dorëzuar këto ditë padi për shpifje kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica. I njëjti, në muajin mars të këtij viti, konsumoi një shpifje të pashembullt ndaj z. Veseli, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vlerësuar rrethanat e dështimit të një projekti në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës. Deputeti Korenica këtë deklaratë e kishte dhënë për portalin “Indeksonline” dhe artikulli ishte publikuar me titull: “ATK-ja ‘akshom Pazar’ me pozita, avancohen punëtorët që dëmtuan buxhetin”, ka shkruar në Facebook ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit