28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Kadri Veseli i ka ndihmuar refugjatët dhe personat e lënduar gjatë luftës në Kosovë”

- Advertisement -

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, e ka pyetur dëshmitarin Nuhi Byqyti se a ka qenë në dijeni se Kadri Veseli i ka ndihmuar refugjatët në Kosovë dhe po ashtu ka ndihmuar në trajtimin e personave të lënduar apo të plagosur.

”A keni qenë në dijeni ose në atë kohë, ose në kërkimet që keni bërë për dokumentet pasardhës që kanë të bëjnë me luftën, a keni qenë në dijeni për rolin e Veselit në shoqërimin e refugjatëve dhe trajtimin e personave të lënduar dhe të plagosur”, tha ai.

Bytyqi u përgjigj duke thënë se “Luftëtarët e tjerë të lirisë, bashkë me mjekët e UÇK-së, kanë ndihmuar popullatën civile, sidomos të plagosurve në zonat e luftës”.

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 70-të, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 71-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Nuhi Bytyçi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këtë të mërkurë është bërë dita e dytë e dëshmisë së tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit